Policia e konfirmon: Pedagogu shqiptar i arrestuar në Malajzi për terrorizëm (Foto)

Publikuar tek: bota, më 17:49 08-10-2017 Policia e konfirmon: Pedagogu shqiptar i arrestuar në Malajzi për terrorizëm (Foto)

Mes tetë personave të arrestuar në Malajzi për lidhje me Shtetin Islamik është edhe një pedagog shqiptar.

Burime zyrtare nga Policia e Shtetit konfirmojnë arrestimin e shqiptarit pas dyshimeve për lidhje me grupin terrorist Abu Sayyaf me bazë në Filipine.

Shqiptari i arrestuar është shtetasi me inicialey Z.K, 35-vjeç lektor në një universitet publik në Shqipëri, por prej kohësh jetonte dhe punonte në Malajzi.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit  konfirmon se 1 nga 8 te arrestuarit në Malajzi, të dyshuar për terrorizëm, është shtetasi shqiptar Z.K., i cili banon dhe punon prej vitesh ne ate shtet ku dhe ka mbaruar studimet e larta.

Strukturat e specializuara të Antiterrorit në Policinë e Shtetit janë duke punuar intensivisht për rastin në fjalë si dhe për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Policia e Shtetit po bashkëpunon me agjensitë e tjera ligjzbatuese e inteligjente në vend dhe jashtë saj, duke shkembyer të dhëna.

sdfwf2wfrwef3g.jpg

vgerh4rhe4hsd.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ja kush është motra 28-vjeçare e Kim Jong Un që u bë anëtare e Byrosë Politike (Foto)
Panik në Izrael, bien sirenat e alarmit: Janë lëshuar raketa »
Article Logic
Execution time: 0.010066032409668
array(1) { ["section"]=> string(86) "policia-e-konfirmon-pedagogu-shqiptar-i-arrestuar-ne-malajzi-per-terrorizem-foto-95178" }