Policia e Kosovës mohon lajmin për tension në kufirin me Serbinë

Publikuar tek: rajon, më 17:59 19-01-2017 Policia e Kosovës mohon lajmin për tension në kufirin me Serbinë

Mediat e Kosovës kanë raportuar sot për tensionim të situatës në kufirin me Serbinë si dhe për shkëmbim zjarri mes forcave nga të dyja anët e kufirit.

Ka qenë portal i Kosovës “Blic” që ka raportuar fillimisht për tensionim të situatës ndërsa po ky medium e ka mohuar më pas lajmin duke shkruar se “zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka theksuar se nuk ka informacion për një gjë të tillë”.

Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës e Serbisë janë tensionuar prej disa javësh, e sidomos pas ndaljes së trenit rus me mbishkrime provokative që kishte synim të hynte në territorin e Kosovës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.062441825866699
array(1) { ["section"]=> string(70) "policia-e-kosoves-mohon-lajmin-per-tension-ne-kufirin-me-serbine-66039" }