‘Policia e mendimit në duart e Ramës’, drejtori i AKEP i përgjigjet ashpër Bashës: Shikoni punën tuaj! Ne synojmë formalizimin e portaleve

Publikuar tek: barometri, më 08:25 17-10-2018 ‘Policia e mendimit në duart e Ramës’, drejtori i AKEP i përgjigjet ashpër Bashës: Shikoni punën tuaj! Ne synojmë formalizimin e portaleve

AKEP reagon pas akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha. Ky i fundit paraditen e sotme u shpreh se se AKEP ‘është Policia e Mendimit në duart e Ramës për të kërcënuar lirinë e shprehjes dhe për të vrarë të vërtetën’.

 

Sipas Bashës, Rama kërkon që mediat online të regjistrohen si biznese që t’u lëshojë tatimorët për t’i shantazhuar dhe dhunuar.

Ndërkohë, drejtori i AKEP Ilir Zela i kërkon Bashës që të shikojë punë e tij, siç thotë ai. Zela thekson se AKEP nuk synon të mbyllë asnjë media online, por të ndihmojë formalizimin e të gjitha portaleve.

“AKEP-i nuk synon të mbyllë asnjeë media online, sepse po ta kishte këte synim do të mjaftonte zbatimi i ligjit ekzistues, miratuar me votën tuaj, për të mbyllur një pjesë të madhe të tyre”, shprehet ai.

Deklarata e plotë:  

Zoti Basha, ju sugjeroj te shikoni punen tuaj e cila uroj t’ju shkoje me mire, e jo te perqendroheni ne perçmimin e punes se te tjereve. Perkundrazi. Deklarata juaj per AKEP eshte ne rastin me te mire e papjekur, ndersa ne rastin me te keq gjejani vete emrin.

AKEP-i nuk synon te mbylle asnje media online, sepse po ta kishte kete synim do te mjaftonte zbatimi i ligjit ekzistues, miratuar me voten tuaj, per te mbyllur nje pjese te madhe te tyre.

Por jo, AKEP-i synon te ndihmoje formalizimin e te gjitha portaleve online dhe kerkesa per vendosjen e NIPT-t ne seksionin KONTAKT te faqes ëeb, buron nga ligji jo nga ndonje synim i erret i AKEP. Per ta lehtesuar kete shpjegim, une ju ftoj ju dhe kedo qe deshiron, te klikoje nje cfaredo media online ne vendin fqinj, Itali. Aty do te gjeni NIPTIN identifikues, qe nuk eshte nje damke censure po nje karte identiteti e veprimtarise ekonomike. Dhe po zoti Basha, cdo media online (perjashto Blogjet individuale) eshte nje entitet tregtar dhe jo nje frengji nga ku persona te paidentifikuar qellojne, pa treguar as burimet e financimit e madje duke ofruar edhe hapesira per reklama tregtare apo shitje te natyrave te tjera.

AKEP eshte pergjegjes ne punen e tij para Kuvendit te Shqiperise dhe ballafaqohet me sfida te shumta ne veprimtarine e tij, per te cilat ka merituar dhe meriton mbeshtetjen e vazhdueshme te deputeteve te te gjitha kraheve, dhe cfare eshte me e rendesishmja te publikut te gjere. Ndaj edhe ne kete ceshtje ju ftoj te na mbeshtesni dhe jo te na pengoni. Sjell ne vemendjen tuaj, se fundmi AKEP me perkrahje te plote publike i rishikoi rregullat e regjistrimit te domaineve me synimin e vetem mbrojtjen e perdoruesve te tyre nga abuzimet. Identifikimi i poseduesve te emrave te domaineve eshte nje pergjegjesi ligjore e AKEP.

Prandaj zoti Basha, shikoni punen tuaj dhe nese nuk e ndihmoni dot te pakten mos e sulmoni e shantazhoni AKEP-in. Sepse AKEP-i eshte nje institucion i ligjshmerise dhe shtetit te se drejtes, jo nje vegel qorre sic qorrazi e etiketoni ju.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025886058807373
array(1) { ["section"]=> string(140) "policia-e-mendimit-ne-duart-e-rames-drejtori-i-akep-i-pergjigjet-ashper-bashes-shikoni-punen-tuaj-ne-synojme-formalizimin-e-portaleve-138101" }