Policia e Shtetit feston 104 vjetorin e krijimit, Hodaj: Performanca në rritje, por kemi shumë sfida

Publikuar tek: aktualitet, më 17:14 13-01-2017 Policia e Shtetit feston 104 vjetorin e krijimit, Hodaj: Performanca në rritje, por kemi shumë sfida

Policia e Shtetit shënon sot 104 vjetorin e krijimit dhe themelimit të saj.

Në një takim përshëndetës të organizuar në Tiranë, Drejtori i Policisë së Kryeqytetit, Ervin Hodaj theksoi në fjalën e tij se tashmë prej më shumë se 1 shekull, Policia ka dhënë kontributin e saj të paçmuar në ruajtjen e rendit dhe të sigurisë.

Sipas Drejtorit Hodaj, performance e Policisë së Shtetit ka ardhur në ngritje nga viti në vit, ndërsa shton se viti 2016 është një ndër më të suksesshmit.

Hodaj vlerësoi investimet e bëra në Policisë, ku më e fundit ishte ajo e uniformave të reja, ku tha se tashmë mund të pranohet se Policia e Shtetit është e komletuar.

Megjithatë Hodaj nuk harroi të përmendë edhe oficerët e policisë dhe kolegët që kanë rënë në krye të detyrës, ndër vite.

Scasert3w4t2344t234t235y.jpg

Fjala e plotë e Ervin Hodaj:

Si sot 104 vite më parë është krijuar Policia e Shtetit si një ndër institucionet e para në Shqipërinë e pavarur. Sigurisht, ne fillim, ka qene nje strukture e thjeshte e cila u rrit dhe u forcua vit pas viti,  kohe pas kohe. Sigurisht ne periudha te ndryshme ka patur uljet dhe ngritjet e saj, deri ne ditet e sotme, duke u formezuar dhe kosoliduar si nje nga institucionet me te besushme dhe me moderne  që ofrojnë shërbim dhe siguri për qytetarët e vendit.

Policia e Shtetit, efektivët e saj te palodhur, çdo ditë janë gati të përmbushin misionin e tyre. Çdo ditë me mund dhe sakrificë garantojnë një mjedis të sigurtë për komunitetin nëpërmjet policimit me standartet më të larta. Vit pas viti misioni sa vjen e forcohet dhe puna e çdo efektivi është edhe më produktive duke fituar besimin e shumë qytetarëve çdo ditë.

104 vite janë dëshmi e gjallë e historisë që mbart mbi shpatulla ky institucion, por viti që sapo lam pas është një vit historik për policinë në tërësi. Përpara sysh kam një kartolinë të bukur, pasi më në fund festojmë me unifromat e reja, dinjitet i rikthyer i policisë.

Operacione të suksesshme, policimi në komunitet, luftë me krimin dhe me kushtet atmosferike, luftë me paligjshmërinë ka qënë misioni yne per vitin qe lame pas. Madje shpesh kemi punuar edhe jashtë orarit jo vetëm për të arritur objektivat, por për të qënë pranë komunitetit në çdo kohë.

Kjo është një ditëlindje ndryshe e Policisë së Shtetit, pasi jemi të kompletuar si nga ana teknologjike, por pa harruar rritjen e pagave për të palodhurit e këtij vendi.

Ne kemi një mision që e bën edhe më fisnike detyrën tonë, mbrojmë jetën me jetë!  Siguria e gjithësecilit është investimi i juaji, i punës suaj, një kontribut i vyer për sigurinë e përbashkët.

Festa jone nuk mund te konceptohet pa kujtuar koleget tane qe kane humbur jeten ne krye te detyres, dhe sigurisht ata jane ketu me ne, por jo vetem, ata jane me ne ne cdo operacion policor ne cdo ndihme qe i japim komunitetit, duke u bere engjell mbrojtes per punen tone. Le ti kujtojme me respekt dhe perulesi.

Kjo feste ka edhe me shume kuptim ku ketu prane nesh nuk jane vetem kolege ne detyre, por edhe ata qe kane dale ne pension pas viteve te tera pune dhe sakrifica. Ju jeni pjese e jona, pjese e familjes se madhe te policise.

Ka ende çështje që duan më shumë vëmendje, ndaj na duhet të reflektojmë mbi sfidat që na paraqiten duke përmirësuar  cilësinë e shërbimit, dhe performancën policore.

Që të mos zgjatem, dua t’ju uroj Gëzuar Festën, Gëzuar 104 vjetorin e Policisë së Shtetit, gezuar për arritjet, modernizimin dhe sukeseset qe ka korrur Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falë përkushtimit të gjithësecilit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Koncerti që mbledh këngëtarët e njohur shqiptarë, Spitali Amerikan ndihmon fëmijët me aftësi të veçanta
Skandali me "Loro Boriçin", sa është numri real i vendeve të stadiumit? »
Article Logic
Execution time: 0.012035131454468
array(1) { ["section"]=> string(103) "policia-e-shtetit-feston-104-vjetorin-e-krijimit-hodaj-performanca-ne-rritje-por-kemi-shume-sfida-65435" }