Policia e Shtetit jep informacion: Këto janë oraret e lëvizjes në pikat doganore me Greqinë, merrni masa!

Publikuar tek: aktualitet, më 18:58 06-08-2020 Policia e Shtetit jep informacion: Këto janë oraret e lëvizjes në pikat doganore me Greqinë, merrni masa! Dogana e Kakavijës

Policia e Shtetit ka dhënë informacion mbi lëvizjen e qytetarëve në Pikat e Kalimit Kufitar me Greqinë.

Autoritetet policore greke, njoftojnë se duke filluar nga mbrëmja e sotme e në vijim, nga ora 22:00 deri në orën 06:00, Pikat e Kalimit të Kufirit Kakavije dhe Kapshticë nga pala greke do të jenë të mbyllura për udhëtarët dhe automjetet si në hyrje edhe në dalje të Greqisë.

Pikat e kalimit do të jenë të hapura për qytetarët dhe automjetet çdo ditë nga ora 06:00 deri në 22:00.

Gjithashtu Policia e Shtetit njofton qytetarët se duke filluar nga data 16 Gusht 2020, shtetasit që hyjnë në Greqi nëpërmjet Pikës së Kalimit të Kufirit Kakavije dhe Kapshticë, do të karatinohen për 7 ditë.

Lejohet të kalojnë kufirin vetëm shtetas grekë, shtetas shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke dhe minoritarë me kartën përkatese.

njoftimi.JPG

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0064578056335449
array(1) { ["section"]=> string(118) "policia-e-shtetit-jep-informacion-keto-jane-oraret-e-levizjes-ne-pikat-e-kalimit-kufitar-me-greqine-merrni-masa-216320" }