Policia e Shtetit kontrolle të befasishme në të gjithë vendin, në 12 orë kontrollon 1.289 automjete dhe 176 lokale

Publikuar tek: aktualitet, më 15:52 17-01-2017 Policia e Shtetit kontrolle të befasishme në të gjithë vendin, në 12 orë kontrollon 1.289 automjete dhe 176 lokale

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një Plan Veprimi me forca policie civile për kontrolle të befasishme.

Mësohet se Plani i Masave ka për qëllim kapjen e personave që qarkullojnë me armë, personave në kërkim, parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike etj.

Kontrolle të befasishme do të zhvillohen në të gjithë vendin, në akset rrugore nacionale , në qytete, në makina, automjete e lokale.

Gjatë 12 orëve të fundit në të gjithë vendin janë ushtruar kontrolle në 1.289 automjete, në 176 lokale dhe rreth 1.500 shtetas.

Vetëm gjatë 12 orëve janë sekuestruar dy armë zjarri dhe një sasi lëndë narkotike. Kontrollet do vijojnë në mënyrë të befasishme edhe në ditët në vijim.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Emisioni investigativ “Stop” transmeton sot “VIDEOSKANDALIN”
Tenton të korruptojë punonjësin e policisë, arrestohet në flagrance 50-vjeçari (Emri) »
Article Logic
Execution time: 0.0097808837890625
array(1) { ["section"]=> string(119) "policia-e-shtetit-kontrolle-te-befasishme-ne-te-gjithe-vendin-ne-12-ore-kontrollon-1-289-automjete-dhe-176-lokale-65791" }