Policia e Tiranës tregon edhe njëherë "Fuqinë", arreston tepelenasin me tritol e municione te “Casa Italia” (VIDEO E OPERACIONIT)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:42 16-02-2017

Finalizohet operacioni "Fuqia", sekuestrohet tritol e municione luftarake dhe rrestohet në flagrancë  poseduesi nga Tepelena.

 Policia bën me dije se, më datë 16.02.2017, Specialistët e Sektorit të Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë Vendore Tiranë mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kanë finalizuar me sukses operacionin "Fuqia", ku  kanë bërë  arrestimin në flagrancë të shtetasit: -Ylli Done, 38 vjeç, banues në Tepelenë ( i dënuar më parë)

Arrestimi i këtij shtetasi u bë në afërsi të Qendrës Tregtare "Casa Italia".

Në cilësinë e provës materiale këtij shtetasi ju sekuestruan:

-45 kg tritol, (309 kallëpe)

- 5 copë eksploziv plastik

- 5 kuti me 500 kapesolla detonatore alumini

- 10 granata mbrojtëse

- 720 copë fishekë model 56.

- 10 ndezësa unifikues granatash

- 1 qese trasparente brenda të cilës iu gjet pluhur kafe me lëndë plasëse artizanale.

-Nje kovë plastike dhe dy çanta

- Dy qese të zeza dhe polipoleni të bardhë

- Një telefon celularë i markës "Nokia"

 Materialet i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të   “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake" parashikuar nga Neni 278 i Kodit Penal.

mun.jpg

mun1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E rrallë, gjykata greke i jep pafajësinë shqiptarit të dënuar përjetë pas 7 viteve në qeli (HISTORIA)
Ndërron jetë Genc Alizoti, u dorëhoq vitin e kaluar si drejtor i Hekurudhës »
Article Logic
Execution time: 0.010532140731812
array(1) { ["section"]=> string(128) "policia-e-tiranes-tregon-edhe-njehere-fuqine-arreston-tepelenasin-me-tritol-e-municione-te-casa-italia-video-e-operacionit-68900" }