Policia e Zvicrës jep detaje rreth arrestimit të Loredanës për mashtrim me mbi 1 milion euro

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:36 08-05-2019 Policia e Zvicrës jep detaje rreth arrestimit të Loredanës për mashtrim me mbi 1 milion euro

Policia e Kantonit të Lucernit kanë dhënë detajet e fundit lidhur me akuzat e rënda që është duke u përballur Loredana Zefi në Zvicër për mashtrim, kërcënim dhe detyrim.

 

Zëdhënësi i Policisë së Lucernit, Simon Kopp ka konfirmuar për Insajderin se Loredana Zefi është arrestuar gjatë ditës së djeshme, ku po ashtu i është kontrolluar shtëpia e saj. Po ashtu policia ka konfirmuar ajo është duke u hetuar për mashtrim.

Policia e Lucernit po ashtu ka konfirmuar se aktualisht reperja nga Ferizaji nuk është në paraburgim dhe se do të intervistohet ditëve të ardhshme.
“Mund të konfirmoj që gruaja e arrestuar dje nga Policia e Luzernit, i është kontrolluar shtëpia e saj. Prokuroria tani është duke e hetuar për mashtrim, por ajo pretendon në pafajësinë e saj. Gruaja do të intervistohet në ditët e ardhshme. Konfirmojmë po ashtu se ajo nuk është në paraburgim”, ka deklaruar Kopp për Insajderin.

Reperja nga Ferizaj, Loredana Zefi e cila është e martuar me reperin kosovar, Mozzik aktualisht po përballet me akuza të rënda të mashtrimit, kërcënimit dhe detyrimit.

Ajo është arrestuar me akuzat e një çifti në Zvicër, i cili e akuzoi se ua mori pasurinë në bazë të të gjitha këtyre veprave. Bashkë me vëllain e saj, thuhet se Loredana e bëri tërë këtë skemë.

Hulumtimi i gazetës zvicerane ’20 minuten’ shkruan se si Loredana Zefi ka mashtruar, ka ndërruar identitetin e saj, e kërcënuar çiftin në fjalë dhe ka detyruar të bënin gjëra që nuk donin t’i bënin.

Në pjesën e parë të shkrimit mediumi bën të ditura format e mashtrimit, kërcënimet që çifti i mori nga Loredana dhe ndërrimet e identiteteve që i bëri ajo dhe vëllai i saj.
“20 minuten”, kishte kontaktuar me Loredana Zefi, para se ajo të arrestohej mbrëmë nga policia kantonale e Lucernit, për vjedhjen e 900 mijë frangave.

Gazeta shkruan se Loredana, e kishte pranuar se 900 mijë franga i takojnë familjes Z., të cilët e akuzuan për vjedhjen e tyre, por nuk e kishte pranuar se ajo ishte pjesë e marrjes së tyre. Loredana kishte thënë se vëllezërit e saj e kanë bërë këtë dhe ajo nuk ka asnjë lidhje me këtë.

Loredana u citua të kishte thënë “Ju e dini, bëj gjithçka për drejtësi. Ju thjeshtë nuk duhet t’i besoni të gjithëve”.

Policia kantonale e Luzernit dje në mbrëmje e ka arrestuar reperen Loredana Zefi, e cila është nga Ferizaj. Ajo u arrestua në një apartament në qytetin e Lucernit dhe shtëpia e saj u bastis.

Gazeta zvicerane, emrin e vërtetë të vëllait të Loredanës (Bekimit) e ka mbuluar me emrin Berat, për arsye të mbrojtjes së identitetit. Gjithashtu, emrin e vëllait tjetër (Arsim) të përfshirë të saj, e kanë mbrojtur me emrin Agon. Këta emra nuk janë origjinalë dhe janë të mbrojtur nga gazeta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkëlqeu me Versace në MET Gala, Dua Lipa tregon si u realizua fustani madhështor (VIDEO)
I arrestuan partneren, Mozzik merr vendimin e rëndësishëm »
Article Logic
Execution time: 0.011821031570435
array(1) { ["section"]=> string(99) "policia-e-zvicres-jep-detaje-rreth-arrestimit-te-loredanes-per-mashtrim-me-mbi-1-milion-euro-163494" }