Policia ka gjetur sasi të mëdha armatimesh dhe municionesh ushtarake në fshatin Lazarat.
Sipas policisë dyshohet se municionet e gjetura të fshehura pranë shkollës 9-vjeçare të fshatit, mund të jenë përdorur kundër policisë në 24 qershor në sulmin kundër policisë, ku mebti i vrarë efektivi i RENEA-s Ibrahim Basha dhe u plagosën dy të tjerë.
Municionet ishin fshehur në një pusetë uji 50 metra larg vendit ku u qëllua policia. Forcat e policisë po punojnë për nxjerrjen e të gjitha municioneve nga vendi ku ishin fshehur. Në pusetë janë gjetur armë të rënda dhe të lehta si Kallashnikov, mitralozë, mina dhe predha antitank.