Policia gjen pas 11 ditësh “Audin” e përdorur në atentatin e Sarandës

Publikuar tek: aktualitet, më 17:29 10-01-2016 Policia gjen pas 11 ditësh “Audin” e përdorur në atentatin e Sarandës

Policia e Sarandës ka gjetur automjetin e përdorur nga personat të cilët i kryen atentat pronarit të disko “Ekuador”, Rudin Haxhia dhe kushëririt të tij.

Automjeti tip “Audi” A6 me portobagazh me targa “TR 4512 F”, është gjetur pranë “Kanalit të Çukës” disa kilometra larg vendngjarjes.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës, në 30 dhjetor 2015, rreth orës 15:45 në aksin rrugor Delvinë-Bistricë, ne vendin e quajtur “Shtreg”.

Sipas policisë, Rudin dhe Eneid Haxhia ishin duke udhëtuar me një mjet tip “Volskwagen” në aksin rrugor Delvine-Bistrice, në momentin kur janë qëlluar me breshëri plumbash nga një mjet tip Audi me ngjyrë të zezë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072650909423828
array(1) { ["section"]=> string(73) "policia-gjen-pas-11-ditesh-audin-e-perdorur-ne-atentatin-e-sarandes-29618" }