Policia gjobit makinën e kreut të PD Lulzim Basha, ishte parkuar në trotuar

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:59 08-06-2015 Policia gjobit makinën e kreut të PD Lulzim Basha, ishte parkuar në trotuar

Makina e kryetarit të PD, Lulzim Basha është bërë “objekt” I shkeljes së ligjit, madje, edhe është gjobitur nga policia. Në rrjetet sociale qarkulloi një foto ku shihet oficeri i policisë rrugore që ka konstatuar shkeljen e bërë nga shoferi i kreut të PD Lulzim Basha, i cili e ka parkuar makinën në trotuar. Dhe polici nuk e ka kursyer aspak makinën e kreut të PD, duke i vënë gjobën përkatëse për shkeljen e konstatuar. Në fakt, duket se foto që qarkullon në rrjetet sociale është për të treguar se policia shprehet e gatshme të ndëshkojë këdo, pavarësisht se kush është personi që bën shkeljen. Benz-i i kreut të Partisë Demokratike, dukshëm është në shkelje të rregullave të qarkullimit.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010144948959351
array(1) { ["section"]=> string(80) "policia-gjobit-makinen-e-kreut-te-pd-lulzim-basha-ishte-parkuar-ne-trotuar-12937" }