Policia gjobit qindra qytetarë që nuk zbatuan masat antiCovid-19

Publikuar tek: aktualitet, më 15:15 19-01-2021 Policia gjobit qindra qytetarë që nuk zbatuan masat antiCovid-19 Policia vendos gjobat

Policia e Shtetit ka konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse dhe ka ndëshkuar me gjobë 473 qytetarë.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 473 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 4 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë konstatuar 12 qytetarë që lëviznin në rrugë gjatë orarit të ndalimit të lëvizjes, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.

Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër, Policia apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat anticovid.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ambasada shqiptare në Greqi bën njoftimin e rëndësishëm, ja kur është afati kohor i tërheqjes së dokumenteve biometrike
Meta: Me bitumin e Selenicës u ndërtuan rrugët e Shqipërisë, por për të nuk ka. Të ndërtohet MENJËHERË! »
Article Logic
Execution time: 0.012475967407227
array(1) { ["section"]=> string(71) "policia-gjobit-qindra-qytetare-qe-nuk-zbatuan-masat-anticovid-19-235594" }