Policia holandeze aksion kundër bandave, arrestohet një shqiptar dhe 2 marokenë

Publikuar tek: aktualitet, më 13:30 21-05-2019 Policia holandeze aksion kundër bandave, arrestohet një shqiptar dhe 2 marokenë

Holanda ka ndërrmarë një aksion të koduar "Shqipëria”  ku mësohet se janë arrestuar një 34-vjeçar shqiptar, 2 marokenë dhe një grua.

Policia holandeze është shprehur në një deklaratë se hetimi penal ka treguar se kryesisht njerëz me prejardhje shqiptare janë të përfshirë në kultivimin e kanabisit.

Zbulimi i grupit që merrej me rritjen e kanabisit u realizua pasi një agjent i fshehtë ra në kontakt me shqiptarin, i cili dyshohet se drejtonte bandën. Droga u zbulua në rajonin e Limburgut, i cili është një ndër rajonet më të mëdha në Holandë.

Gjatë aksionit janë kryer kontrolle në dhjetra banesa ku kishte dyshime se kultivohej drogë në ambiente të mbyllura. Mësohet se hetimet për rastin kanë nisur që në vitin 2018, ndërsa janë angazguar mbi 100 efektivë.

Shqiptarët duket se kanë përdorur një kompani që merret me transport për të paguar qiratë, në mënyrë që të mos zbuloheshin nga policia.

Ndërsa sipas mediave holandeze të gjitha rastet e fundit ku është zbuluar drogë, rezulton se janë shqiptarët të përfshirë. Sipas shtypit ata kanë në dorë tregun.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031835079193115
array(1) { ["section"]=> string(85) "policia-holandeze-aksion-kunder-bandave-arrestohet-nje-shqiptar-dhe-2-marokene-165128" }