'Policia i di të gjitha', Rama publikon 'takimet' e policisë me të infektuarit: Kushdo që është i prekur nga COVID-19 nuk duhet të thyejë karantinën

Publikuar tek: aktualitet, më 11:41 05-07-2020 'Policia i di të gjitha', Rama publikon 'takimet' e policisë me të infektuarit: Kushdo që është i prekur nga COVID-19 nuk duhet të thyejë karantinën Policia udhezon te prekurit nga koronavirusi

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku tregohen efektivët e policisë që kontrollojnë zbatimin e rregullave dhe karantinës nga personat e infektuar me koronavirus.

Ai thotë se policia i di të gjitha rastet që janë dhe kontrollet do të vazhdojnë, ndërsa shton se kushdo që është i prekur nga COVID-19 nuk duhet të thyejë karantinën, përndryshe do të ndëshkohet.

"Policia vazhdon punën dhe Covid-i gjithashtu, por këto mesazhe njerëzore nga takimet me punonjësit e policisë së shtetit shërbejnë për këdo. Kushdo që është i prekur nga Covid19 nuk duhet të thyejë rregullat dhe karantinën. Policia i di të gjitha dhe kontrollet do të vijojnë! Shëndeti mbi të gjitha", shkruan Rama.

Kujtojmë që ditët e fundit numri i personave të infektuar me COVID-19 në vendin tonë është rritur ndjeshëm.


Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091960430145264
array(1) { ["section"]=> string(149) "policia-i-di-te-gjitha-rama-publikon-takimet-e-policise-me-te-infektuarit-kushdo-qe-eshte-i-prekur-nga-covid-19-nuk-duhet-te-thyeje-karantinen-212888" }