Policia i hedh “BENZINË” protestave, aksidenton 20-vjeçarin me ngjyrë (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 19:50 29-10-2020 Policia i hedh “BENZINË” protestave, aksidenton 20-vjeçarin me ngjyrë (VIDEO)

Tjetër vrasje e policisë amerikane ndaj qytetarëve me ngjyrë.   

Në një video të shpërndarë në mediat amerikane, shihet një makinë policie në qytetin e Uashington DC që ndjek një të ri me motorr për ta goditur dhe për ta përplasur për vdekje.

Bëhet fjalë për 20-vjeçarin, Karon Hylton, i cili nuk iu përgjigj thirrjeve të policisë për të ndaluar. Hylton del para automjetit të oficerit dhe automjeti nis ta ndjekë, duke aktivizuar dritat e policisë menjëherë pas kësaj. 

Automjeti ndjek Hylton në biçikletë për gati dy minuta, duke kaluar rrugët dhe duke ecur nëpër rrugica, duke fikur dritat e policisë së makinës, ndezur përsëri dhe fikur edhe një herë para se biçikleta e Hyltonit të hynte në trafik në Rrugën Kennedy, duke u përplasur me një furgon. 

Policia deklaroi se i riu vdiq pasi nuk kishte vënë kaskë. Por dwshmitarw pranojnw se 20-vjeçari u godit nga pas nga makina e policisë.

Protesta të ngjashme ka pasur ditët e fundit dhe në Filadelfia, ku policia ekzekutoi një tjetër të ri me ngjyrë. Tashmë për të rikthyer qetësinë është vendosur nga autoritetet dhe gjendja e jashtëzakonshme.   

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Vaksina funksionon në mënyrë perfekte’, Rusia synon të nisë vaksinimin e popullsisë në fund të vitit
Publikohet VIDEO, ky është momenti i arrestimit të terroristit që vrau 3 persona në Nice të Francës »
Article Logic
Execution time: 0.012362003326416
array(1) { ["section"]=> string(79) "policia-i-hedh-benzine-protestave-aksidenton-20-vjecarin-me-ngjyre-video-225703" }