Një grup studentësh kanë reaguar pas ndalimit të dy shokëve të tyre nga policia e Tiranës, pasi gjatë mëngjesit të sotëm vendosën të mbyllin me dryn dyert e Fakultetit Juridik dhe Politeknikut.
Studentët e kanë quajtur veprimin si provokim me qëllim trembjen e tyre dhe janë shprehur se nuk do të ndalen së protestuari deri në plotësimin e 8 pikave.
“Me këtë akt vandal ai tregoi se ka frikë nga studentët, por ne nuk do të ndalemi derisa këto tetë pika do të plotësohen. Ta harrojë që këto akte do t’i bëjë edhe në vazhdim dhe ne nuk do të reagojmë. Këto nuk janë akte vandale siç i quan kryeministri.
Ai ishte një akt simbolik që bënë në universitet e tyre. Ishte një akt demostativ dhe u shoqëruan. Është një krim që bën kjo qeveri. Ne nuk do të ndalemi”, deklaroi një prej studentëve.