Policia italiane bën publike videon e superaksionit “Alba Nostra 2” në të cilin u kap dhe i kërkuari Albert Qefalia por në Shqipëri. Video tregon pamjet kur policia ndërhyn në shtëpitë që banonin shqiptarët dhe rumunët, arrestimet e ndodhura natën dhe kontrollet në banesa.
Superaksioni Alba Nostra 2, coi në arrestimin e 40 personave Brenda një nate për trafik të organizuar prostitucioni. Ata u arrestuan në provincat e Pavias, Milanos, Asti, Macerata, Breshia por edhe në Gjermani, Rumani, Belgjikë dhe Shqipëri, pasi përfunduan hetimet. Hetimet cuan në zbulimin e organizatës kriminale që shfrytëzonte vajzat e reja që i nxirrnin në prostitucion. Por ndërkohë, gjatë periudhës tjetër, vajzat detyroheshin të bënin edhe video porno të cilat u shiteshin klientëve të ndryshëm.
Dy grupet kriminale, shqiptarë dhe rumunë ii shin bashkëngjitur këtij megatrafiku. Ndërkohë mandatet e arrestit nga Interpol janë dhënë edhe për të lokalizuarit e tjerë në Rumani 2, në Belgjikë 1, Gjermani 4 dhe Shqipëri 3.
Dy personat në kuadër të këtij megaoperacioni, u kapën në Durrës, mes të cilëve edhe Albert Qefalia.