Policia jep DETAJE: 39 të vdekur në FRIGORIFERIN e kamionit, erdhi nga Belgjika. Nis IDENTIFIKIMI i viktimave

Publikuar tek: bota, më 20:59 23-10-2019 Policia jep DETAJE: 39 të vdekur në FRIGORIFERIN e kamionit, erdhi nga Belgjika. Nis IDENTIFIKIMI i viktimave Kamioni ku u gjetën 39 trupat e pajetë

Zbulohen detaje të reja nga tragjedia e zbuluar ditën e sotme në Essex të Anglisë, ku në frigoriferin e një kamioni u zbuluan 39 trupa të pajetë mes tyre edhe një adoleshent.

Policia britanike mban të arrestuar tashmë shoferin 25-vjeçar të kamionit Mo Robinson nga Irlanda e Veriut. Ai akuzohet për masakër.

Policia thotë se traileri i kamionit me trupat e pajetë u nis nga qyteti Zeebrugge në Belgjikë dhe mbërriti në qytetin anglez Purfleet rreth orës 12:30. Ndërsa koka e kamionit, apo pjesa e parme me kabinën e shoferit erdhi nga Irlanda e Veriut.

fgdfghehhdfgh.jpg

25-vjeçari Mo Robinson, shoferi i kamionit nga Irlanda e Veriut

Rreth orës 13:05 kamioni pasi u montua me ngarkesën u largua nga porti dhe rreth 30 minuta më pas efektivët e policisë u njoftuan pasi personeli i ambulancës bëri zbulimin shokues në Parkun Industrial Waterglade.

Autoritetet britanike thanë se do ta transportojnë kamionin në një vend tjetër “ku mund të rikuperohen trupat e pajetë, duke ruajtur dinjitetin e viktimave”.

“Do të na duhet t’i identifikojmë dhe do ta bëjmë këtë me përkujdesje të plotë në bashkëpunim me familjarët,” tha një zyrtar anglez, raporton Newsbomb.al.

gfdfghheherh.jpg

Një banor i zonës ku u gjet kamioni me trupat e pajetë vendosi lule buzë rrugës

Parlamentarët britanikë kanë shprehur keqardhjen për ngjarjen e rëndë si dhe kanë kërkuar të identifikohen dhe nxirren para drejtësisë organizatorët e trafikut të qenieve njerëzore.

Kamioni rezulton i regjistruar në Varna të Bullgarisë, në emër të një shtetaseje nga Irlanda e Veriut. Më herët u raportua se kamioni mbërriti në Angli nga Irlanda e Veriut por rezulton që konteineri ka mbërritur direkt nga Belgjika.

mjghkukltktyk.jpg

Itinerari i kamionit sipas CNN

Personat brenda konteinerit mund të kenë humbur jetën nga asfiksia ose nga i ftohti. Për shkak se konteineri shërben si frigorifer, temperaturat brend mund të arrijnë deri në minus 25 gradë celcius.

Ky nuk është rasti më i rëndë në Britaninë e Madhe. Në vitin 2000, brenda një kamioni në Kent u gjetën trupat e pajetë të 58 kinezëve. Shoferi i kamionit u dënua me 14 vite burg për shkak se kishte mbyllur sistemin e ventilimit në pjesën e pasme. /Newsbomb.al

xdfvgsdfgdfgdfbg.jpg

gfnhfgnhfgnhfgthr5h.jpg

Viktimat u zbuluan në Parkun Industrial, 30 minuta pasi kamioni u largua nga porti

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0077178478240967
array(1) { ["section"]=> string(113) "policia-jep-detaje-39-te-vdekur-ne-frigoriferin-e-kamionit-erdhi-nga-belgjika-nis-identifikimi-i-viktimave-183238" }