Policia ka marrë urdhër, Ministria e Shëndetësisë paralajmëron mbylljen totale prej Covid-it

Publikuar tek: aktualitet, më 22:23 29-11-2020 Policia ka marrë urdhër, Ministria e Shëndetësisë paralajmëron mbylljen totale prej Covid-it

Numrat e lartë të viktimave dhe të prekurve nga Covid-19 në Kosovë mund të detyrojë autoritetet që të vendosin për një tjetër mbyllje të vendit.  

Paralajmërimi ka ardhur nga Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili në një deklaratë nga Podujeva lajmëroi se nesër do të merret një vendim për hapin e radhës.

Zemaj bëri të ditur se nesër do të zhvillojë një takim me përfaqësuesit zyrtarë të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik ku edhe do të vendosin nëse do të marrin masa shtesë anti-COVID, duke parë se numri i vdekjeve është i lartë dhe personave të infektuar gjithashtu.

“Të hënën pasdite do të ulemi të bisedojmë me IKSHP dhe Bordin dhe nëse është e nevojshme që të ndërmarrim edhe ndonjë masë që e ulë infeksionin dhe zbrit rastet spitalore që janë shqetësimi më i madh. Të gjitha rekomandimet që vijnë nga profesionistët, edhe për mbyllje dhe pse ky është opsioni i fundit”, tha Zemaj.

Sipas mediave kosovare, Policia ka marrë disa inkursione që të përgatitetn për kufizime të reja, të ngjashme me ato të pranverës.

Për këtë dyshohet se Qeveria ka menduar përsëri mbylljen totale.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Po luante me armë me punonjësit, vetëplagoset pronari i karburantit në Berat (EMRI)
Konspiracionisti Alfred Cako: Flamurin e parë nuk e qëndisi Marigoja, është dhuratë nga Austro-Hungaria »
Article Logic
Execution time: 0.010915994644165
array(1) { ["section"]=> string(98) "policia-ka-marre-urdher-ministria-e-shendetesise-paralajmeron-mbylljen-totale-prej-covid-it-229578" }