Policia kap dhe gjobit 700 qytetarë pa maska, 6 shoqërohen në komisariat (Video)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:25 28-10-2020 Policia kap dhe gjobit 700 qytetarë pa maska, 6 shoqërohen në komisariat (Video)

Policia e Shtetit ka gjobitur 706 qytetarë pa maska në të gjithë vendin. Gjatë 24 orëve të fundit policia ka kryer monitorime për zbatimin e kësaj mase parandaluese ndaj pandemisë.

Blutë bëjnë me dije se 6 persona që janë ndaluar për t’u gjobitur për maskë, por nuk kanë patur dokument identifikimi me vete, janë shoqëruar në polici.

Gjoba për mosvendosjen e maskës është 30 mijë lekë të vjetra.

Njoftimi i plotë:

Kontrolle të vazhdueshme për monitorimin e masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

U konstatuan duke lëvizur pa maska, ndëshkohen me masë administrative 706 qytetarë.

Strukturat  e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia. 

Në zbatim të masave anticovid, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, nga Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë, 706 qytetarë që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 6 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, të respektohet me rigorozitet vetëkarantinimi i detyrueshëm nga ata qytetarë që janë të prekur me COVID-19, pronarët e lokaleve të respektojnë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqipëria drejt një mbylljeje të dytë? Mjeku Brataj: Nëse këto masa nuk do të reflektohen do të...(E PLOTË)
“Aty ishte mirë, me rregulla siç i kemi në islam”, flet për herë të parë pas kthimit Floresha Rasha: Në Siri humba vajzën 16-vjeçe, aty ka edhe 15 familje shqiptare »
Article Logic
Execution time: 0.011967182159424
array(1) { ["section"]=> string(84) "policia-kap-dhe-gjobit-700-qytetare-pa-maska-6-shoqerohen-ne-komisariat-video-225509" }