Policia kap në befasi dy shqiptarët dhe një grek, ç’u zbulua brenda shtëpisë në Yzberisht (EMRAT DHE VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:56 25-04-2017 Policia kap në befasi dy shqiptarët dhe një grek, ç’u zbulua brenda shtëpisë në Yzberisht (EMRAT DHE VIDEO)

Policia ka kapur mat dy të rinjtë shqiptarë dhe bashkëpunëtorin grek në Yzberish të cilët ishin shpallur në kërkim për veprën penale “Përkrahje autorit të krimit”.

Brenda shtëpisë së tyre në Yzberisht policia gjeti dhe sekuestroi rreth 1 kg lëndë e dyshuar cannabis sativa.

Policia bën me dije se më datë 24.04.2017 Specialistët e Seksionit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e dy shtetasve të shpallur në kërkim, dhe bashkëpunëtorin e tyre, konkretisht:

- Kaman Lumani 28 vjeç, banues në Përmet

- Anastazios Extadakstilios 29 vjeç, shtetas grek, banues në Sarandë

– Mariglen Coha 26 vjeç, banues në Elbasan

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pas një operacioni në zonën e Yzberishtit, për kapjen e tyre bazuar mbi informacionet e marra në rrugë operative nga specialistët e narkotikëve në D.V.P.Tiranë.

Dy shtetasit e parë kanë qënë të shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve të kryer në bashkëpunim”, dhe strehoheshin në banesën e marrë me qira nga shtetasi Mariglen Coha i dyshuar për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve të kryer në bashkëpunim” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë banesë ku ishin strehuar këta dy shtetas u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale:

-Një sasi rreth 1 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sativa”, si dhe tre telefona celular.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të parashikuar nga Neni 283 dhe 302 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve të mësipërm si dhe u njoftua D.V.P.Vlorë për kryerjen e veprimeve të tjera proçeduriale nga ana e tyre në lidhje me këta shtetas.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Parandalohet tmerri, si shkatërroi policia planin për vrasjen e 3-fishtë (EMRAT- DETAJET)
Vrasje me armë zjarri në autostradën Tiranë-Durrës, ekzekutohen 2 persona brenda “Audit” »
Article Logic
Execution time: 0.013399124145508
array(1) { ["section"]=> string(110) "policia-kap-ne-befasi-dy-shqiptaret-dhe-nje-grek-c-u-zbulua-brenda-shtepise-ne-yzberisht-emrat-dhe-video-76386" }