Policia kërkon ndihmë dhe publikon disa FOTO: 50 personat më të kërkuar në Shqipëri, të dënuar për VRASJE

Publikuar tek: aktualitet, më 12:18 29-01-2020 Policia kërkon ndihmë dhe publikon disa FOTO: 50 personat më të kërkuar në Shqipëri, të dënuar për VRASJE Nje nga personat e kerkuar

50 personat më të kërkuar në Shqipëri janë objekt i punës së Njësisë së Kërkimit.

Kështu bën me dije policia teksa publikon disa prej fotove, bashkë me gjeneralitetet e personave shpallur në kërkim dhe dënuar nga 25 vite deri në burgim të përjetshëm.

Mes tyre janë Dritan Zyziu (Ndoj) i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, Altin (Petrit Arapi (berzati) i dënuar për vrasje në rrethana cilësuese dhe vjedhje me armë në bashkëpunim për të cilat ka marrë dënimin burgim i përjetshëm.

83576354_610731136371749_4892421002337714176_n_copy.jpg

83127576_177068820053797_4019997584130048000_n_copy.jpg

I kërkuar është edhe Gëzim Memeti nga Vlora i dënuar gjithashtu me burgim të përjetshëm për vrasje.

 83704361_2504719799856693_6590567448162861056_n_copy.jpg

Gjithashtu i shpallur në kërkim është Eduart Kurti për vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim dhe i dënuar me burgim të përjetshëm si dhe Gentian Tako (Take) i dënuar me burgim  të përjetshëm për vrasje me dashje në lidhje me një krim tjetër.

84349288_2550058105104998_6644290655742853120_n_copy_copy_copy.jpg

 

83444885_2595906187321910_3765812821028241408_n_copy.jpg

NJOFTIMI I POLICISË:

Në kuadër të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nisur nga rrezikshmëria e theksuar e secilit prej personave, bazuar në veprën penale që ka kryer dhe në masën e dënimit të marrë nga gjykatat, duke filluar nga masa më e rëndë, burgim i përjetshëm dhe deri në 25 vjet burgim, është përcaktuar lista me 50 personat më të kërkuar, që do jenë objekt i punës së forcës së posaçme.

Njësia e Kërkimit do të marrë gjithë masat e duhura për realizimin e kërkimit të këtyre personave dhe kapjen e tyre, duke bashkëpunuar me strukturat përkatëse në Drejtoritë Vendore të Policisë, si dhe me strukturat homologe të vendeve evropiane që bëjnë pjesë në rrjetin ENFAST.

Policia e Shtetit është e vendosur për të kapur dhe çuar para drejtësisë të gjithë personat e kërkuar dhe në këtë kuadër kërkon edhe bashkëpunimin e qytetarëve që pas çdo publikimi të  fotove të personave në kërkim, në rast se disponojnë informacion mbi vendndodhjen e tyre, të njoftojnë në “Komisariatin Dixhital” apo numrin falas 112, duke u siguruar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm.

#112PoliciaeShtetit

 

 

 

 

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0089621543884277
array(1) { ["section"]=> string(110) "policia-kerkon-ndihme-dhe-publikon-disa-foto-50-personat-me-te-kerkuar-ne-shqiperi-te-denuar-per-vrasje-193475" }