Policia kufitare bllokon një gomone me 750 kg kanabis në Karaburun, do të trafikohej në Itali (FOTOT)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:17 28-03-2017 Policia kufitare bllokon një gomone me 750 kg kanabis në Karaburun, do të trafikohej në Itali (FOTOT)

Sekuestrohen 750 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sattiva në Gadishullin e Karaburunit dhe bllokohet një mjet lundrues !

Policia Kufitare Vlorë në bashkëpunim me DVP Vlorë dhe Delta Forcë, GdF kanë realizuar një operacion të përbashkët mbi bazën e të cilit kanë bllokuar një mjet lundrues në det si dhe një sasi të konsiderueshme me lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sattiva pranë "Gjirit të Anglezit", Karaburun. Pesha totale e lëndës narkotike ka rezultuar prej 750 kilogramë e e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Lënda narkotike ishte e ndarë në 57 pako të përmasave të ndryshme, mbështjellë me plastikë dhe të shpërndara në breg të detit, gati për t'u trafikuar nëpërmjet mjeteve të shpejta lundruese drejt Italisë.

Mjeti lundrues tip gomone me gjatësi 7.2 m, me dy motora të markës Yamaha 300 KF dhe 25 KF, u bllokua në cilësinë e provës materiale në Portin e Repartit Delta Force, Radhimë. Vijon operacioni i përbashkët nëpërmjet kërkimeve nga toka dhe uji me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve në lidhje me këtë veprimtari kriminale.

17580061_1991397391090787_1057669263_n.jpg

 

17467682_1991396701090856_1859197817_n.jpg

 

 17577839_1991396704424189_1586954887_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kundërshtuan me dhunë patrullën e policisë, arrestohen 3 të rinj nga Fieri
Çfarë premton për ju moti sot »
Article Logic
Execution time: 0.011493921279907
array(1) { ["section"]=> string(104) "policia-kufitare-bllokon-nje-gomone-me-750-kg-kanabis-ne-karaburun-do-te-trafikohej-ne-itali-fotot-73345" }