Policia kufitare shpëton dy persona në Dhërmi

Publikuar tek: aktualitet, më 21:17 19-05-2019 Policia kufitare shpëton dy persona në Dhërmi Gomonia me dy persona e shpetuar nga policia kufitare ne Dhermi

Policia kufitare ka shpëtuar mbrëmjen e sotme 2 shtetas të cilët rrezikuan jetën në ujërat detare të Dhërmiut.

Mësohet se dy personat kishin dalë në det për të lundruar. Era e ka shtyrë gomonen në thellësi të detit.

Njoftimi i policisë:

Himarë

Policia Kufitare u dha ndihmë 2 shtetasve, të cilët rrezikuan jetën në ujërat detare të Dhërmiut

Sot, rreth orës 13:45, pas njoftimit të marrë se 2 persona rrezikonin jetën në det për shkak të erës, menjëherë u organizua puna dhe shërbimet e Policisë Kufitare të Stacionit Policor Dhërmi bënë të mundur shpëtimin e dy pushuesve.

Ata kishin dalë me gomonen (pa motorr) për të lundruar, por për shkak të kohës së paqëndrueshme, i kishte shtyrë era e madhe në thellësi të detit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027673959732056
array(1) { ["section"]=> string(52) "policia-kufitare-shpeton-dy-persona-ne-dhermi-164907" }