Policia lokalizon mësuesen që kërcënoi me vetëvrasje, shoqërohet në komisariat

Publikuar tek: aktualitet, më 19:35 11-09-2015 Policia lokalizon mësuesen që kërcënoi me vetëvrasje, shoqërohet në komisariat Vitore Preçnikaj

Menjëherë sapo janë njoftuar nga redaksia e Newsbomb, efektivët e policisë së Tiranës kanë nisur kërkimet për gjetjen e Pecnikaj. Gruaja është lokalizuar pranë zonës së Komisariatit nr.1 në kryeqytet, ndërsa është shoqëruar nga policia brenda ambienteve të tij.

Newsbomb ka kontaktuar me Policinë, e cila ka sqaruar se është duke e ndjekur çështjen, ndërsa Preçnikaj është në pritje për të bërë denoncimin e saj.


Vitore Pecnikaj është një mësuese në shkollën “Ali Demi” në Tiranë, diplomuar në profilin Histori-Gjeografi e cila kërcënon me vetvrasje.

Preçnikaj ka telefonuar në mbrëmje redaksinë e Newsbomb.al, në gjendje tejet të rënduar emocionale dhe ka thënë se ndodhej pranë komisariatin numër 1, ndërsa ka kërcënuar se do të kryej vetëvrasje.

"Do i dal para një makine, të më shtypë", tha mësuesja dhe mbylli telefonin pa lënë mundësi për sqarim.

Menjëherë janë vënë në dijeni autoritet policore të cilat kanë nisur kërkimin.

Mësuesja bëri fillimisht denoncimin në Newsbomb.al paraditen e sotme, pasi sipas saj, dy televizionet News24 dhe Ora News nuk ia kishin transmetuar prononcimin.

Pecnikaj është mësuese me kontratë në shkollën “Ali Demi” dhe kërkonte që të hynte si mësuese me vendim nga MASH dhe për këtë duhej t'i nënshtrohej një konkursi i cili sipas mësueses është shtyrë disa herë me tendencë.

Tashmë mësueses, nënë e tre fëmijëve nuk i jepet e drejta të punojë as me kontratë ndonëse, siç thotë ajo, në kontratë nuk ka një limit kohor.

Gazetarët e Newsbomb.al po mblidhnin të gjitha materialet e nevojshme për të konfirmuar dëshminë e Pecnikaj, ndërsa ngjarja ka marrë tjetër rrjedhë pasi ajo ka telefonuar e alarmuar në redaksi. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Merkel i përzë, shqiptarët e vlerësojnë: Na dha bukë dhe na trajtoi mirë
Antiterrori: Militantët e ISIS po blejnë prona në qytetet shqiptare »
Article Logic
Execution time: 0.0060839653015137
array(1) { ["section"]=> string(83) "policia-lokalizon-mesuesen-qe-kercenoi-me-vetevrasje-shoqerohet-ne-komisariat-20565" }