Policia ‘luftë’ me ‘Qorrin’ në Lagjen e Trimave në Prizren, vret 32 vjeçarin që i qëlloi me armë

Publikuar tek: rajon, më 09:14 23-09-2020 Policia ‘luftë’ me ‘Qorrin’ në Lagjen e Trimave në Prizren, vret 32 vjeçarin që i qëlloi me armë FotoMontazh: Viktima Besnik Shala

Besnik Shala i njohur me nofkën “Qorri”, është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme nga Policia në Prizren pasi këta të fundit kishin shkuar për ta arrestuar, por ai i ka qëlluar me armë.

Sipas mediave kosovare, ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në Lagjen e Trimave në Prizren. Të gjendur në kushtet e vetëmbrojtes dhe në rrezik për jetën, efektivët e Policisë i janë kundërpërgjigjur me zjarr “Qorrit” duke e lënë të vdekur në vend.

Besnik Shala, 32 vjeç, i njohur me nofkën “Qorri”, jetonte në “Lagjen e Trimave” në Prizren, ku vazhdimisht kishte bërë probleme me fqinjët. Madje disa herë ai ishte shoqëruar nga Policia e Kosovës. Njësoj kishte bërë edhe në mbrëmjen e 22 shtatorit. Kur policia kishte lokalizuar vendndodhjen e tij dhe kishte shkuar për ta shoqëruar, Besnik Shala ka nisur të qëllojë në drejtim të efektivëve.

Nga të shtënat, “Qorri” mbeti viktimë.

Shaban Osmanollaj nga Policia ePrizrenit ka deklaruar se i dyshuari kishte vepra të ndryshme kriminale. Ai akuzohej për dy tentim-vrasje. Rastin e fundit për veprën penale ‘tentim vrasje’ e ka pasur me datë 16 shtator 2020.

“Personi në fjalë ka qenë i njohur për zyrtarët policorë të Kosovës. Akuzohej për dy raste të tentim-vrasjes. Në lagjen ku ai ka jetuar në vazhdimësi ka shkaktuar probleme. Me datë 16 të këtij muaji ai dyshohej edhe për veprën penale të ‘Tentim vrasjes’, ka thënë Osmanollaj.

Osmanollaj ka deklaruar se viktima ka qenë i kërkuar me flet arrest nga Prokuroria në Prizren, për tentim vrasje.

auto_sjfjfjfjfjfjfj1600801626.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011473894119263
array(1) { ["section"]=> string(98) "policia-lufte-me-qorrin-ne-lagjen-e-trimave-ne-prizren-vret-32-vjecarin-qe-i-qelloi-me-arme-221330" }