Policia me ‘dorë të hekurt’, gjobit qindra qytetarë që lëvizin pa maska, 10 shoqërohen në komisariat (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 17:04 30-10-2020 Policia me ‘dorë të hekurt’, gjobit qindra qytetarë që lëvizin pa maska, 10 shoqërohen në komisariat (VIDEO)

Policia e Shtetit vijon kontrollet dhe gjobat për të gjithë qytetarët që nuk respektojnë masat anticovid dhe dalin pa maska në ambiente të hapura.

Në 24 orët e fundit janë gjobitur 727 qytetarë “rebele”, me nga 3000 lekë të reja.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 10 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit.

Policia e Shtetit

Kontrolle të vazhdueshme në të gjithë vendin, për zbatimin e masave anticovid. 

Gjatë kontrolleve janë konstatuar 727 qytetarë që lëviznin pa maskat mbrojtëse, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili. 

Strukturat  e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia. 

Në zbatim të masave anticovid, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, nga Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë, 727 qytetarë që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 10 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, të respektohet me rigorozitet vetëkarantinimi i detyrueshëm nga ata qytetarë që janë të prekur me COVID-19, pronarët e lokaleve të respektojnë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dy persona grabisin një dyqan në Roskovec, flet pronarja: Kishin një send që dukej si armë, morën çantën dhe disa bizhuteri
23-vjeçari shqiptar kapet me 2 milion euro drogë në Itali, u hoq si trim dhe kundërshtoi policinë (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.013123989105225
array(1) { ["section"]=> string(109) "policia-me-dore-te-hekurt-gjobit-qindra-qytetare-qe-levizin-pa-maska-10-shoqerohen-ne-komisariat-video-225812" }