Policia me dorë të hekurt në Fier, u ‘prish’ dasmat 4 pronarëve, ‘kërcet’ gjoba 10 milionëshe

Publikuar tek: aktualitet, më 09:23 10-08-2020 Policia me dorë të hekurt në Fier, u ‘prish’ dasmat 4 pronarëve, ‘kërcet’ gjoba 10 milionëshe Ilustruese

Policia ka ndëshkuar me gjobë 4 lokale në Fier, që organizuan dasma kundër rregullave të Covid.

Gjobë 1.000.000 lekë, kanë marrë administratorët e katër restoranteve, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitetet në kundërshtim me Aktin Normativ.

"Policia e Fierit ka ndëshkuar me nga 1.000.000 lekë gjobë, administratorët e katër restoranteve, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

 Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar katër restorante në të cilët ishin organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Shërbimet e Policisë i kanë vendosur administratorëve të këtyre subjekteve, shtetasve R. N., A. T., V. P. dhe K. K., masën administrative 1.000.000 lekë secilit.

Policia e Fierit apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19", thuhet në njoftimin e policisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01173996925354
array(1) { ["section"]=> string(94) "policia-me-dore-te-hekurt-ne-fier-u-prish-dasmat-4-pronareve-kercet-gjoba-10-milioneshe-216649" }