Policia mësyn natën në shtëpinë e shijaksit, gjen heroinë, peshore, fishekë luftarakë e armë (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:18 11-08-2017 Policia mësyn natën në shtëpinë e shijaksit, gjen heroinë, peshore, fishekë luftarakë e armë (VIDEO)

Durrës- Operacion antidrogë i koduar "Mbrëmja".

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Policinë e Shijakut. Sekuestrohen Heroinë, peshore,  fishekë luftarakë e armë e ftohtë.  Sekuestrohet 447.5 gramë Heroinë,  peshore elektronike dhe mekanike, armë e ftohtë dhe 124 copë fishekë. Shpallet në kërkim poseduesi i tyre.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas dispononte një sasi lënde narkotike të llojit Heroinë, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin antidrogë të koduar "Mbrëmja".

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit B.K. në Shijak u gjetën dhe u  sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• 447.5 gramë  lëndë narkotike e dyshuar  e llojit Heroinë;

• një peshore mekanike dhe një peshore elektronike;

• një thikë me gjatësi 27 cm dhe

• 124 copë fishekë model 56.

 Shtetasi B.K,  pronari i banesës, nuk ndodhej në banesë në momentin e kontrollit dhe është shpallur në kërkim ku vijon  puna për kapjen e tij

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale

" Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" dhe"Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta".

 

 


Durres by newsbomb-al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Brikena Zenuni dedikim prekës për të vëllanë: Me yllin më të bukur a je takuar (Video)
OSHEE kthen në kohë rekord energjinë në Koplik »
Article Logic
Execution time: 0.01325798034668
array(1) { ["section"]=> string(101) "policia-mesyn-naten-ne-shtepine-e-shijaksit-gjen-heroine-peshore-fisheke-luftarake-e-arme-video-88809" }