Policia mohon lajmin e portaleve: 20-vjeçari nuk e ka përdhunuar motrën e mitur

Publikuar tek: aktualitet, më 17:42 10-01-2017 Policia mohon lajmin e portaleve: 20-vjeçari nuk e ka përdhunuar motrën e mitur

Policia Tiranës është detyruar të lëshojë një komunikatë të dytë për të sqaruar ngjarjen dhe mohuar lajmin e përhapur në disa portale shqiptare për një ngjarje të rëndë në Rogozhinë.

Një 20-vjeçar u arrestua për ushtrim dhune në familje, por disa portale raportuan se ai kishte përdhunuar motrën e tij 12-vjeçare, çka është hedhur poshtë nga ekspertimi mjeko-ligjore.

“Në lidhje me komunikatën e dhënë nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, mbi arrestimin e shtetasit Agim D., se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve të tij, disa portale kanë publikuar se ky shtetas dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me motrën e tij.

Bëjmë me dije dhe sqarojmë se nga familjarët e Agim D. dhe motra e tij e mitur, ka patur pretendime për një veprim të tillë, por nga ekzaminimi mjeko ligjor, rezultoi se vajza e mitur, nuk ishte defloruar, pra nuk ka kryer marrëdhënie seksuale”, thuhet në komunikatën e policisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 58-vjeçari i jep fund jetës me fostoksinë
Emergjencat Civile raportojnë situatën në të gjithë qarqet: Disa akse rrugore rurale nuk janë hapur »
Article Logic
Execution time: 0.011166095733643
array(1) { ["section"]=> string(84) "policia-mohon-lajmin-e-portaleve-20-vjecari-nuk-e-ka-perdhunuar-motren-e-mitur-65144" }