Policia ndalon 30 vjeçarin në Tiranë, i kontrollon makinën dhe gjen dhjetëra doza kokainë, e pësojnë dhe 2 shokët e tij (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:54 27-01-2021 Policia ndalon 30 vjeçarin në Tiranë, i kontrollon makinën dhe gjen dhjetëra doza kokainë, e pësojnë dhe 2 shokët e tij (EMRI) Foto ilustruese

Endrit Murrani, 30 vjeç, është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi gajtë një kontrolli që është bërë në makinën e tij, janë gjetur 67 doza kokainë. Gjithashtu, është sekuestruar dhe një sasi parash të dyshuara të përfituara nga shitja e drogës.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

- Endrit Murrani, 30 vjeç, pasi, në rrugën "Ymer Kurti", gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në automjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte u gjetën 67 doza lëndë narkotike kokainë, një shumë lekësh që dyshohen se janë të përfituara nga aktiviteti kriminal i shpërndarjes së lëndës narkotike dhe 1 aparat celular, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale bashkë me automjetin.   

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasit E. G. dhe E. Gj., pasagjer në mjetin me drejtues E. M., pasi dyshohen se kishin dijeni për këtë fakt dhe nuk kanë kallëzuar në organet kompetente.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I veshur me të zeza dhe i maskuar, ky është momenti kur autori hyn për të grabitur “Kredo.al” (FOTO-EMRI)
Kandidatja për deputete e PS-së zbulon detaje intime, ja vendi më i çuditshëm ku ka bërë s*ks »
Article Logic
Execution time: 0.014848947525024
array(1) { ["section"]=> string(129) "policia-ndalon-30-vjecarin-ne-tirane-i-kontrollon-makinen-dhe-gjen-dhjetera-doza-kokaine-e-pesojne-dhe-2-shoket-e-tij-emri-236598" }