Policia ndalon gruan me burkini në plazh, biznesmeni paguan gjobën e vënë ndaj saj

Publikuar tek: bota, më 12:48 24-08-2016 Policia ndalon gruan me burkini në plazh, biznesmeni paguan gjobën e vënë ndaj saj

Pas sulmeve terroriste, autoritetet në 15 vende i kanë ndaluar burkinit (një veshje myslimane për plazh) nën arsyetimin se shkaktojnë shqetësim në publik.

Policia franceze ka ndaluar një grua e cila po pushonte në plazh, në Nisë, dhe i kanë kërkuar asaj të heqë burkinin.

Gruaja e quajtur Siam u detyrua të hiqte veshjen e saj e madje edhe të paguante një gjobë për këtë. “Unë isha ulur me familjen në plazh dhe kisha veshur një burkini. Por, unë nuk kisha qëllim të lahesha, thjesht doja të lagia pak këmbët.”- tha Siam për AFP.

Pas kësaj ngjarjeje, një biznesmen nga Algjeria është treguar i gatshëm të paguajë çdo gjobë për femrat që veshin burkini.

Rachid Nekkaz tha për CNN: “Unë do paguaj për të gjitha gjobat e grave që mbajnë burkini në mënyrë që t’iu garantoj atyre lirinë e të veshurit këto lloj rrobash”.

Nekkaz nuk është i vetmi që kundërshton masat e ndërmarra nga autoritetet franceze. Të tjerë qytetarë të pakënaqur poi blejnë gjithnjë e më shumë këto veshjesh si shenjë proteste, madje edhe jomyslimanët.

14053878_883999318397023_5632296675340163017_o.jpg14054501_883999311730357_2954535325890517338_o.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071640014648438
array(1) { ["section"]=> string(87) "policia-ndalon-gruan-me-burkini-ne-plazh-biznesmeni-paguan-gjoben-e-vene-ndaj-saj-50710" }