Policia ndalon varrimin e 60-vjeçarit që vdiq nga Covid-19, familjarët po qanin mbi trupin e gabuar

Publikuar tek: aktualitet, më 18:44 30-11-2020 Policia ndalon varrimin e 60-vjeçarit që vdiq nga Covid-19, familjarët po qanin mbi trupin e gabuar

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në një qytet të Italisë, gjatë zhvillimit të një ceremonie mortore për një të vdekur nga koronavirusi.

Karabinierët mbërritën për të ndaluar ceremoninë, pasi kishte pasur një ngatërresë të trupave dhe brenda arkivolit nuk ishte 60-vjeçari Aldo Di Simone, por një person tjetër.

Brenda atij arkivoli, mbi të cilin kishin qarë familja dhe miqtë pak më parë, në fakt, nuk kishte trupin e duhur.

Kjo ishte një histori e trishtuar lidhur me urgjencën shëndetësore të Covid-19, e cila me sa duket fillon të krijojë shqetësime edhe pas vdekjes.

Varrimi ishte në zhvillim e sipër në kishën e shenjtërores së Madonna della Libera dhe karabinierët u komunikuan lajmin e trishtuar anëtarëve të familjes, pasi mbërriti raporti nga Pescara. Mendohet se shkëmbimi ndoshta u bë në morg.

Rregullat anti-covid parashikojnë që trupat e të sëmurëve t'u kthehen anëtarëve të familjes në arkivole të mbyllur dhe për këtë arsye nuk ishte e mundur të vërehej ngatërresa.

Ceremonia u ndërpre dhe në mbrëmje u afishuan posterë të rinj në fshat për të njoftuar varrimin e trupit të vërtetë të 60-vjeçarit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Ndikimi i Covid-19 në gjendjen psikologjike', sociologu Dervishi tregon arsyen kryesore të vetëvrasjeve
Berisha publikon videon dhe denoncon: Pacienti nxirret me oksigjen nga spitali për t’i liruar vendin një tjetri »
Article Logic
Execution time: 0.011965036392212
array(1) { ["section"]=> string(105) "policia-ndalon-varrimin-e-60-vjecarit-qe-vdiq-nga-covid-19-familjaret-po-qanin-mbi-trupin-e-gabuar-229686" }