Policia ndëshkon shoferët që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit, 173 gjoba në akset Durrës-Rrogozhinë dhe Elbasan Peqin

Publikuar tek: aktualitet, më 20:18 25-08-2020 Policia ndëshkon shoferët që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit, 173 gjoba në akset Durrës-Rrogozhinë dhe Elbasan Peqin Policia duke gjobitur shkelesit e rregullave te qarkullimit

Efektivët e policisë gjatë ditës së sotme kanë vazhduar kontrollet në autostradën Durrës-rrogozhinë dhe në aksin Elbasan-Peqin, ku kanë gjobitur shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e qarkullimit.

Bëhet me dije se që nga mëngjesi dhe deri në këtë moment janë vendosur 173 gjoba, nga të cilat 5 janë në vlerën maksimale prej 300 mijë lekësh të vjetra.

Njoftimi I Policisë:

Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore në Radar, drager e dron në akset rugorë Durrës-Rrogozhinë  dhe Elbasan-Peqin

Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, gjatë gjithë ditës së sotme ka vijuar kontrollet me në autostradën Durrës -Rrogozhinë dhe në aksin rrugor Elbasan-Peqin, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara dhe parakalimet e gabuara, të cilat janë rrezik potencial për aksidente rrugore.

Gjatë 12 orëve kontrollet në këto akse rrugore janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, shpejtësi që varionin nga 30 deri në 50 km/h në kulmin e trafikut.

Nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, prej mëngjesit të sotëm deri tani janë tërhequr 21 leje drejtimi për shpejtësi mbi normën e lejuar.

Janë vendosur 75 masa administrative për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

5 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të reja pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.

31 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit, 39 për përdorim të celularit, 23 për mos vendosje të kaskës mbrojtëse.

Të fluturosh dhe jo të drejtosh mjetin në rrugë më e pakta të çon tek Polici dhe radari dhe në destinacion do shkoni pa patentë, e në rastin më të keq aksidenti ju pret apo me keq akoma patenta shkon në shtëpi pa ju.

Drejtues mjetesh, qarkulloni brenda limiteve të lejuara që destinacioni juaj të jetë i sigurt, mos fluturoni se shpejtësia vret jetë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shënjestër e ATENTATIT mafioz në Shkodër, kush janë dy 24-vjeçarët e plagosur (EMRAT)
Iu bë atentat me armë, ky është motorri i shtrirë me të cilin po udhëtonin dy të rinjtë në Shkodër »
Article Logic
Execution time: 0.013172149658203
array(1) { ["section"]=> string(130) "policia-ndeshkon-shoferet-qe-nuk-respektojne-rregullat-e-qarkullimit-173-gjoba-ne-akset-durres-rrogozhine-dhe-elbasan-peqin-218234" }