Policia e Shtetit aksion në fushën e blertë por këtë herë nuk bëhet fjalë për gjelbërimin e kanabisit por për fushën e futbollit.
Këto janë fotot që mbërrijnë direkt e në redaksinë e newsbomb.al dhe që tregojnë zyrtarët e policisë së shtetit, ashtu siç nuk i kemi parë ndonjëherë.
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, dy drejtorët: Ardian Çipa, që mban postin e Drejtorit të Përgjithshëm për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda, Altin Qato që mban postin e Drejtori të Përgjithshëm të Sigurisë Kombëtare, drejtori i Tiranës Ervin Hodaj, Ermal Muça i Lezhës e të tjerë, janë bërë bashkë në një nga komplekset sportive të Tiranës dhe kanë zhvilluar një ndeshje futbolli.
Dy drejtorët Çipa e Qato kanë qenë skuadër kundërshtare me eprorin e tyre, ministrin Tahiri që mesa duket qenka i zoti edhe në futboll pasi ndeshja ka përfunduar 5 me 2 në favor të skuadrës së ministrit. Për më shumë shikoni fotot nga ndeshja e pazakontë e zyrtarëve.