Policia e Shtetit u ka kërkuar të gjithë drejtuesve të automjeteve që qarkullojnë nëpërmjet rrugës së Kombit, se për shkak të rreshjeve të dëborës, qarkullimi këshillohet të kryhet me zinxhirë.
Përdorimi i zinxhirëve këshillohet të vendoset duke filluar nga Mirdita në Morinë.
Shërbimet e Policisë Rrugore ndërkohë janë prezente për të monitoruar trafikun e mjeteve, për të dhënë ndihmë automobilistike si dhe për të parandaluar aksidentet rrugore.
Në rrugën e kombit aktualisht po punojnë katër borë pastruese.