Policia ngre me karroatrec makinat e Besnik Bares dhe prokurorit Anton Martini, bllokuan rrugën

Publikuar tek: aktualitet, më 14:17 10-04-2015 Policia ngre me karroatrec makinat e Besnik Bares dhe prokurorit Anton Martini, bllokuan rrugën

Të jesh shtetar dhe të mos zbatosh rregullin, kjo është normale në Shqipëri. Por të jesh deputet e prokuror, dhe të futësh tmerrin e parkimit për qytetarët, kjo është e patolerueshme.

Prokurori i krimeve të Rënda Anton Martini dhe deputeti i PS Besnik Bare do kenë nxituar për në shtëpitë e tyre duke parkuar keq makinat në rrugë. Por, kanë lënë pa punë qytetarët që kishin parkuar makinat në rregull duke u bllokuar atyre rrugën.

Kështu qytetarët kanë marrë në telefon policinë, e cila ka sjellë karroatrecin dhe ua ka marrë të dyja makinat, si prokurorit të krimeve të rënda, ashtu edhe deputetit. Përveç gjobës, shërbimit të karroatrecit, ata do të detyrohen të paguajnë edhe një tjetër gjobë sepse nuk e kanë pasur dokumentin e kontrollit teknik të makinës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vlorë, sekuestrohet hoteli me vlerë 1.5 milionë euro i ndërtuar me të ardhura nga trafiku i drogës
Makina përplas 68 vjeçarin me motor, policët tentuan të fshihnin gjurmët, drejtuesi ia mbath »
Article Logic
Execution time: 0.011668920516968
array(1) { ["section"]=> string(99) "policia-ngre-me-karroatrec-makinat-e-besnik-bares-dhe-prokurorit-anton-martini-bllokuan-rrugen-8366" }