Policia nuk kursen as njerëzit e pushtetshëm, heton për korrupsion babain e ish-kryemnistrit Matteo Renzi

Publikuar tek: bota, më 17:10 02-03-2017 Policia nuk kursen as njerëzit e pushtetshëm, heton për korrupsion babain e ish-kryemnistrit Matteo Renzi

Babai i ish-kryeministrit italian Matteo Renzi është vënë sot nën hetim me akuzën e korrupsionit në favor të një shoqërie private që operonte në fushën e shërbimevve të administratës publike, në kohën kur Matteo Renzi ishte kryeminsitër.

Sipas prokurorisë italiane babai i ish-kryeministrit në rolin e ndërmjetësit favorizonte marrjen e tenderave nga kjo shoqëri në shkëmbim të parave.

Këtë akuzë e ka konfirmuar dhe drejtori i përgjithshëm i kësaj shoqërie Marco Gasparri., i cili ka deklaruar se vetë pronari i arrestuar i kësaj shoqërie i ka rrëfyer se në këtë tender është përfshirë niveli më i lartë i politikës italiane.

Sipas hipotezës investigative babai ish-kryeministrit italian së bashku me një sipërmarrës mik i familjes Renzi, kompesoheshin çdo muaj me një shumë të konsiderueshme parash.

Ndaj kësaj ngjarje ka reaguar sot për mediat, Tiziano Renzi, babai i ish kryeministrit italain duke u shprehur se “nuk kam kërkuar kurrë para e nuk kam marrë kurrë. Shpresoj që e vërteta të zbardhet e nuk kam asgjë çfarë të fshehë.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Publikoi ekzekutime të ISIS në rrjetet sociale, Parlamenti Europian i heq zyrtarisht imunitetin kandidates për presidente në Francë
Goditet nga 30 mijë volt dhe bie nga 30 metra, mbijeton (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.0092861652374268
array(1) { ["section"]=> string(110) "policia-nuk-kursen-as-njerezit-e-pushtetshem-heton-per-korrupsion-babain-e-ish-kryemnistrit-matteo-renzi-70533" }