Policia ‘nxjerr dhëmbët’ pas lehtësimit të masave: Arrestohen 18 shoferë dhe procedohen 446 të tjerë, gjobiten 94 drejtues biçikletash në Tiranë (DETAJE-VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:37 31-05-2020 Policia ‘nxjerr dhëmbët’ pas lehtësimit të masave: Arrestohen 18 shoferë dhe procedohen 446 të tjerë, gjobiten 94 drejtues biçikletash në Tiranë (DETAJE-VIDEO) Foto nga videoja

Policia ka arrestuar dhe gjobitur disa drejtues mjetesh të ndryshme në Tiranë të cilët kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Janë arrestuar në kushtet e flagrancës 18 drejtues mjetesh, nga të cilët 11 në gjendje të dehur dhe 7 të papajisur me leje drejtimi; Janë pezulluar 107 leje drejtimi si dhe janë proceduar administrativisht 78 drejtues mjetesh, për shkelje të semaforëve;

Bëhet me dije se janë proceduar 358 drejtues mjetesh të ndryshme, të cilët janë konstatuar se qarkullonin apo pushonin mjetet e tyre në korsitë e dedikuara të shërbimit publik dhe në pistat e rezervuara për biçikletat; Sakaq janë proceduar 93 drejtues biçikletash, të cilët janë konstatuar duke qarkulluar në pistat që nuk janë të rezervuara për to;

DETAJE NGA POLICIA:

Me lehtësimin e masave kufizuese për lëvizjen e lirë të mjeteve dhe këmbësorëve janë rikthyer edhe rreziqet që u kanosen përdoruesve të rrugës në tërësi, nga shkeljet e rregullave të qarkullimit dhe pakujdesia që tregojnë gjatë përdorimit të rrugës.

Me qëllim menaxhimin e rrymave të trafikut, kryesisht në hyrjet kryesore të kryeqytetit, kontrollin e mënyrës së përdorimit të rrugës dhe respektimin e normave të sjelljes, veçanërisht nga drejtuesit e mjeteve me dy rrota, prej disa ditësh, rrugorët e kryeqytetit kanë organizuar kontrolle të dedikuara ndaj mjeteve dhe shkeljeve që janë evidentuar si rrezik potencial për sigurinë në rrugë. Si rezultat i kontrolleve gjatë kësaj jave janë konstatuar dhe:

• Janë arrestuar në kushtet e flagrancës 18 drejtues mjetesh, nga të cilët 11 në gjendje të dehur dhe 7 të papajisur me leje drejtimi;

• Janë pezulluar 107 leje drejtimi, nga të cilat 23 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 74 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 10 për shkelje të tjera të ndryshme;

• Janë proceduar administrativisht 78 drejtues mjetesh, për shkelje të sinjalizimit të ndritshëm (semafor);

• Janë proceduar 358 drejtues mjetesh të ndryshme, të cilët janë konstatuar se qarkullonin apo pushonin mjetet e tyre në korsitë e dedikuara të shërbimit publik dhe në pistat e rezervuara për biçikletat;

• Janë proceduar gjithashtu 93 drejtues biçikletash, të cilët janë konstatuar duke qarkulluar në pistat që nuk janë të rezervuara për to;
 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095632076263428
array(1) { ["section"]=> string(160) "policia-nxjerr-dhembet-pas-lehtesimit-te-masave-arrestohen-18-shofere-dhe-procedohen-446-te-tjere-gjobiten-94-drejtues-bicikletash-ne-tirane-detaje-video-208501" }