Policia operacion në Vlorë, sekuestron drogë dhe 2 armë pa leje

Publikuar tek: aktualitet, më 20:30 16-01-2019 Policia operacion në Vlorë, sekuestron drogë dhe 2 armë pa leje Foto ilustruese

Policia e Vlorës ka realizuar ditën e sotme një operacion kundër prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Në operacionin e quajtur 'Home', gjatë kontrollit në një banesë në fashatin Llakatund, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 30 kg hashash dhe 2 armë gjahu pa leje, si dhe është arrestuar një i ri, 26 vjeçar.

Sakaq, materialet në lidhje me rastin do ti kalojnë Prokurorisë për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" si dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive".

NJOFTIMI I PLOCISË:

Vlorë

Operacioni "Home", sekuestrohen 30 kg kanabis, 1 në pranga

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, Vlorë pas informacioneve të siguruara në rrugë operative finalizoi operacionin, mbi bazën e të cilit, gjatë kontrollit të ushtruar në një banesë të fshatit Llakatund u sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis.

Me ndërhyrjen në kohë, agjentët kapën në flagrancë një 26-vjeçar, si autor i dyshuar, posedues i lëndës narkotike.

Në banesë u bllokuan edhe 2 armë gjahu pa leje, për të cilat u procedua në gjendje të lirë, i ati i tij.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" si dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive".

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010384082794189
array(1) { ["section"]=> string(69) "policia-operacion-ne-vlore-sekuestron-droge-dhe-2-arme-pa-leje-149087" }