Policia belge ka paralajmëruar përdoruesit e Facebook të mos përdorin reagimet e reja të implementuara në postimet e Facebook për të mbrojtur privatësinë e tyre.
Në muajin shkurt, rrjeti social lëshoi gjashtë mënyra të reja për të reaguar në postime, së bashku me butonin “like”. Reagimet e reja kishin për qëllim të zëvendësonin mungesën e një butoni “dislike” e për t’i dhënë mundësi përdoruesve të shprehin ndjenjat e tyre për postimet.
Por policia belge thotë se Facebook po i përdor reagimet si një mënyrë për të mbledhur sa më shumë të dhëna nga përdoruesit dhe më pas vendos metodat për t’iu bërë reklama në mënyrë sa më efikase. Për këtë arsye, ata i kanë këshilluar përdoruesit të mos shprehin ndjenjat e tyre për të mbrojtur të dhënat personale.