Policia parandalon krimin në familje, sekuestrohet një arsenal armësh

Publikuar tek: aktualitet, më 20:34 01-05-2015 Policia parandalon krimin në familje, sekuestrohet një arsenal armësh

Policia ka parandaluar sot një konflikt me armë në Tropojë, si dhe ka sekuestruar një arsenal armësh e ka arrestuar dy vëllezër në fshatin Curraj i Poshtëm.

Policia e Tropojës është njoftuar sot paradite për një konflikt brenda familjes në fshatin Curraj i Poshtëm të Tropojës. Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje, ku ka rezultuar se konflikti ishte midis kunatës dhe kunatit për çështje pronësie. Shtësja D.H, e cila është bashkëshortja e shtetasit Admir Hajdarkolaj, kishte konflikt me kunatin, shtetasin Artan Hajdarkolaj për çështje pronësie.

Pas veprimeve hetimore, Policia ka dal në konkluzionin se konflikti mund të precipitonte  në konflikt me armë, pasi shtetasja D.H, mbante një armë gjahu çifte të cilën pretendonte se e kishte me leje. Punonjësit e Policisë kanë bërë sekuestrimin e armës së gjahut  dhe më pas kanë ushtruar një kontroll të imtësishëm  në banesë dhe në teritorin përreth , ku rezultoi se gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan një arsenal armësh.

Policia ka sekuestruar 1 kallashnikov, dy pushkë , 1 grantë dore ,5 kapsolla detonatore e elektrike , 52 fishekë e krehëra fishekësh dhe 1 fishek çifteje.

Artan Hajdarkolaj, 30 vjeç dhe Admir Hajdarkolaj, 36 vjeç, janë arrestuar nga Policia për veprat penale “Armbajtie pa leje “ Armbajtie pa leje të armëve të gjahut dhe sportive”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Goditet grupi kriminal, dërgonin njerëz me dokumenta të falsifikuara në BE
Gjebrea: Ndalojmë çdo ditë 100 shqiptarë në kufi »
Article Logic
Execution time: 0.011018991470337
array(1) { ["section"]=> string(74) "policia-parandalon-krimin-ne-familje-sekuestrohet-nje-arsenal-armesh-10188" }