Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një shtetas pasi kanosi bashkëfshatarin e tij me armë zjarri, për motive të dobëta!
I arrestuari është Leonard Zoto, 38 vjeç, banues në fshatin Akërni.
Policia ka bërë arrestimin e tij në flagrancë pasi: Më datë 01.01.2017, në fshatin Akërni, dyshohet se ky shtetas ka kanosur me armë zjarri, shtetasin J.N., 49 vjeç (banues në të njëjtin fshat), për motive të dobëta.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit të llojit Pistoletë-Glock.
Materialet iu dërguan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi për veprat penale Kanosja dhe Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarakë e municioneve.