Policia pas festimeve: 1 person i vdekur dhe 17 të lënduar në të gjithë vendin

Publikuar tek: barometri, më 08:18 02-01-2018 Policia pas festimeve: 1 person i vdekur dhe 17 të lënduar në të gjithë vendin

Policia e shtetit ka bërë një deklaratë pas natës së ndërrimit të viteve, duke paraqitur bilancin e të lënduarve dhe për të shprehur urimet e tyre.

Ngjarja më e rëndë shënohet në Laç ku shtetasi K.Gj., 16 vjeç, banues në Sanxhak, është gjetur i vdekur nga familjarët në tarracën e banesës së tij me një dëmtim në koke. Trupi i viktimës është dërguar në Tiranë për një ekspertizë mjeko-ligjore më të specializuar për të përcaktuar nga se i është shkaktuar dëmtimi që ka humbur jetën. Përvec kësaj ngjarje, sipas policisë në të gjithë vendin janë raportuar edhe 17 të lënduar lehtë, dhe rezulton një makinë e dëmtuar nga fishekzjarret. Sakaq, deklaron se nuk ka pasur asnjë ngjarje kriminale dhe kontrolle ka pasur në të gjitha sheshet ku do të kryheshin festimet.

Njësia Antieksploziv e RENEA-s, duke përdorur qentë antieksploziv, gjatë orëve të mbasdites së datës 31 Dhjetor 2017 kanë kontrolluar parkingun e nëndheshëm në sheshin “Skënderbej", ku pati festime.

Policia ka deklaruar se ka pasur kontrolle nga agjentët antiterror. Është vlerësuar dhe bashkëpunimi me qytetarët të cilët sipas policisë kanë festuar të qetë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.039387941360474
array(1) { ["section"]=> string(84) "policia-pas-festimeve-1-person-i-vdekur-dhe-17-te-lenduar-ne-te-gjithe-vendin-105113" }