Policia e shtetit ka falenderuar qytetarët për zhvillimin paqësisht të protestës si dhe për mirëkuptimin e tyre gjatë kontrolleve.
“Protesta e sotme u zhvillua paqësisht. Policia e Shtetit falënderon të gjithë qytetarët për mirëkuptimin e treguar gjatë kontrolleve të paralajmëruara në akset kombëtare si dhe për bashkëpunimin e treguar prej tyre.Policia e Shtetit është në krye të detyrës për të garantuar rendin dhe sigurinë.’’, thotë deklarat e shkurtër e policisë.
Protesta e sotme e PD-së nisi në orën 11:00 kurse qytetarët u nisën nga rrethet për të mbërritur në Tiranë që në orët e para të mëngjesit. Gjatë udhëtimit të tyre u zhvilluan edhe kontrolle nga policia. Protesta u zhvillua paqësisht dhe qytetarët u shpërndanë të qetë pas mbledhjes para Kryeministrisë e Kuvendit.