Policia përgënjeshtron PD-në: Makina e gazetarit u dogj për shkak të një defekti

Publikuar tek: aktualitet, më 07:29 05-06-2015 Policia përgënjeshtron PD-në: Makina e gazetarit u dogj për shkak të një defekti

Partia Demokratike nxiton që çdo ngjarje ta lidhë me fushatën elektorale. Dje Partia Demokratike denoncoi përmes Kreshnik Çollakut, djegien e makinës së gazetarit të TV MAT. Për këtë ngjarje PD bëri përgjegjëse maxhorancën, e cila sipas tyre është në panik nga humbja.

Por, nga hetimet e kryera ka rezultuar e kundërta.

Policia e Shtetit sqaron se, “Më datë 04.06.2015, rreth orës 02:00, në fshatin Karicë, komuna Bazë, rrethi Mat, në oborrin e banesës së dajës së shtetasit Enver Doçi, ka marrë flakë tek pjesa e baterisë dhe impjantit elektrik,  mjeti tip "Benz", me targë AA 169 JF, në pronësi të shtetasit Enver Doçi, me profesion gazetar.Pas veprimeve të kryera nga grupi hetimor, rezultoi se zjarri është shkaktuar  për shkak  të një defekti  në baterinë dhe sistemin elektrik të mjetit, ku për rrjedhojë është dëmtuar pjesërisht sistemi elektrik i mjetit”, duke e cilësuar  ngjarjen si "Ngjarje Aksidentale" dhe duke heshur kështu poshtë edhe akuzat e nxituara nga Partia Demokratike.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kërcënimi i gazetares shqiptare, Mediet e huaja: U kanos nga ISIS-i
Shpërndanin kokainë në Fier, kapen pesë persona »
Article Logic
Execution time: 0.011132955551147
array(1) { ["section"]=> string(85) "policia-pergenjeshtron-pd-ne-makina-e-gazetarit-u-dogj-per-shkak-te-nje-defekti-12720" }