Atë që Policia e Shtetit nuk bëri dot me Partinë Demokratike, po e bën kundër banorëve të Zharrëzës. Efektivët e policisë nuk po lejojnë protestuesit e Zharrëzës të hapin çadrat përpara Ministrisë së Energjitikës në kryeqytet.
Protestuesit kanë njoftuar se do të qëndrojnë para Ministrisë derisa të dalë VKM-ja për dëmshpërblimin e tyre.
Kujtojmë se Partia Demokratike ndodhet në ditën e tetë të protestës përpara Kryeministrisë dhe ka hapur pa leje një çadër të madhe. Policia nuk ka bërë asnjë përpjekje për të larguar çadrën e PD-së, por po tregon forcën kundër qytetarëve të thjeshtë.
Si pasojë e përplasjes një protestues ka përfunduar në spital pasi ka shfaqur probleme me shëndetin.