Policia e Shtetit ka publikouar foto dhe emrat e 24 personave të kërkuar në qarkun e Durrësit.
Në një postim në faqen zyrtare në Facebook , policia u bën thirrje qytetarëve të japin informacion.
"Policia e Shtetit fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, apo në aplikacionin "Komisariati Dixhital", duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike", shkruan Policia e Shtetit.