Policia, Qato: Garantojmë mbarëvajtjen e protestës së PD, do të shtohen kontrollet

Publikuar tek: aktualitet, më 13:14 11-03-2015 Policia, Qato: Garantojmë mbarëvajtjen e protestës së PD, do të shtohen kontrollet

Në një deklaratë për media zëvëndës drejtori i Policisë Altin Qato tha se Policia e Shtetit do të marrë të gjitha masat për garantimin e tubimit në Tiranë , pas paraqitjes së kërkesës nga Partia Demokratike.

Qato tha se kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për bllokimin e disa akseve rrugore si dhe shtimin e kontrolleve me qëllim parandalimin dhe kapjen e personave që mund të synojnë akte të paligjshme gjatë protestës.

Qato i bëri thirrje qytetarëve të jenë të pajisur me kartat e identitetit për shkak të shtimit të kontrolleve. Zv.drejtori Qato tha se policia do të garantojë të drejtën e protëstimit dhe është e vendosur në misionin e saj për garantimin e lirive dhe të drejtave të qytetarëve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « IKMT shemb objekte pa leje tek rruga ''Riza Cerova'' në kryeqytet
Fshati Trevllazër në Vlorë pa ujë të pijshëm, banorët: Do bojkotojmë zgjedhjet »
Article Logic
Execution time: 0.011763095855713
array(1) { ["section"]=> string(84) "policia-qato-garantojme-mbarevajtjen-e-protestes-se-pd-do-te-shtohen-kontrollet-5542" }