Policia qëllon kamionin e mbushur me bombola gazi, ecte me shpejtësi në krah të kundërt

Publikuar tek: bota, më 15:50 21-02-2017 Policia qëllon kamionin e mbushur me bombola gazi, ecte me shpejtësi në krah të kundërt

Policia e Barcelonës ka qëlluar një kamion të vjedhur të mbushur me bombola gazi që ecte me shpejtësi dhe në krah të kundërt dhe menjëherë pasi e kanë ndaluar kanë arrestuar shoferin.

Sipas “Daily Mail” duke u bazuar në raportimet e agjencive të lajmeve tha se oficerët hapën zjarr ndaj kamionit pasi ai po ecte në drejtim të kundërt me trafikun në rrugën Roda del Litoral drejt qendrës së Barcelonës.

Një suedez, i identifikuar si Joakim Robin Berggren, raportohet të jetë arrestuar nga forcat anti-terror të Spanjës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 me orën lokale, tha një zëdhënës i policisë. Televizioni kombëtar i Spanjës “TVE” tha se kamioni kishte përplasur disa makina para se policia të qëllonte me arë për t’a ndalur.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sekuestrohet super-jahti më i shtrenjtë dhe më luksoz në botë (Foto)
Raporti i deklasifikuar i CIA: Si alienët sulmuan ushtarët rusë dhe i kthyen në gurë (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.010783910751343
array(1) { ["section"]=> string(92) "policia-qellon-kamionin-e-mbushur-me-bombola-gazi-ecte-me-shpejtesi-ne-krah-te-kundert-69453" }